Nuk e dimë ç’i tha mendja! Me armë në dorë, ja fotoja që Fero u pendua dhe e fshiu direkt

Në fund të muajit që lamë pas Fero i ka befasuar të gjithë me një postim në Instagram, ku ka publikuar një foto të TuPac, teksa krahas saj ka shkruar se ai nuk ka vdekur dhe do rikthehet pas 24 vitesh.

Sipas Feros, ai do jetë pjesë e videoklipit të tij të fundit.

View this post on Instagram

Tupaki nuk ka dek edhe 2-3 jav rikthehet mas 24 vitev , Edhe osht pjes e klipit tem tri 🤷‍♂️

A post shared by FERO2PAC (@ferofera) on

Aso kohe, ky status ka ngjallur reagime të shumta mes komentuesve që kanë shprehur indinjatën e tyre ndaj deklaratës së reperit.

Megjithatë, kënga tashmë është publikuar dhe sikundër na e mori mendja reperi e ka kthyer 2Pac përmes këngës së tij dhe pretendon se ai është një një farë mënyre 2Pac shqiptar.

Ai ka shkruar në Instagram se është i vetëdijshëm se shumë persona janë tallur me deklaratat e tij, por pasi të dëgjojnë këngën do ndryshojnë mendim.

Projekti është padyshim një diss për kolegët e tij, ku 22-vjeçari shprehet se ka ndryshuar lojë në industrinë e muzikës dhe madje shprehet se po të mos ishte ai nuk do ishin as reperet.

Mirëpo, ajo që ndodhi është se kënga nuk pati impaktin që jemi mësuar të shohim me këngët e tjera dhe deri tani numëron 617 mijë klikime, për të cilat reperi është shpehur në një sërë videosh në Instagram se janë reale dhe jo të vjedhur si të tjerat.

Mirëpo, pak minuta më parë, Fero ka publikuar një foto aspak të zakonshme, të cilën u pendua dhe e fshiu më pas.

Dhe mirë bëri.

Ai kishte pozuar me një armë në dorë, teksa krahas saj kishte shkruar: “Hajt shpejt kallxom, kush o ka do problem t’i pres vesht e keq, ti shti nCellofon ti japiii. VAZHDO TEKSTIN NKOMENT”

Në foto kanë vërshuar një sërë komentesh negative, që si duket e kanë shtyrë reperin të heq postimin.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Gjiko (Asdren Gjikolli) është gjobitur me 400 euro për armëmbajtje pa leje.

Lajmi erdhi nga Gjykata Themelore e Pejës, e cila ka marrë vendimin për Gjikon dhe mikun e tij, Valon Alijat, i cili gjithashtu mbante armë pa leje.

Gjikolli, në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2019, në parkingun e restorantit “Univers” në Pejë, mbante në pronësi, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, armën Pistoletë me gas, e markës së panjohur, cal. 9mm dhe me të ka gjuajtur në ajër disa herë gjatë një ahengu familjar, armë të cilën ia konfiskoi Policia e Kosovës, së bashku me dy karikatorë dhe një fishek me gas, pasi kishin siguruar një video të postuar në rrjetin social “Instagram” ku i dyshuari shihet duke shtënë me të njëjtën armë.