“Nuk e dija që ishte i sëmurë”, Mimoza Ahmeti flet për partnerin: Lodhem shumë dhe vuaj me të
Ajo është pa diskutim një nga poetet më të spikatura në vendin tonë, një personazh kontraversial që penën e ka të shenjtë po aq sa lirinë dhe të qenit vetvetja. Veprat e saj, qofshin vëllime me poezi, qofshin romane, janë mozaikë që mbartin mjeshtërisht në çdo varg e rresht pak nga shpirti i Moza Ahmetit sepse artisti e ka të pamundur të shkëputet plotësisht nga krijesa e tij dhe e anasjellta.
Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në “Good Morning Albanians” ku foli për librin e saj të ri, “Më duaj, por jo vonë”, një vëllim me tregime në bashkëpunim Mimoza Kuchly-n. E pyetur nëse ky titull vlen edhe në jetën e saj personale, Mimoza Ahmeti tha se në fakt ai është vendosur nga autorja tjetër dhe e kanë zgjedhur për shkak se u është duk më i përshtatshëm për të krijuar kontaktin e parë me lexuesin.
Megjithatë për herë të parë , ajo ndau edhe disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo tregoi se jeton me një partner polak, i cili është invalid. Shkrimtarja u shpreh se në fillim nuk e ka ditur për sëmundjen e tij, pasi ai ka arritur ta fshehë mirë. Mandej rrëfeu se e ka të vështirë edhe vetë ta pranojë faktin që është i sëmurë.
“Unë nuk e dija që ai ishte invalid. Ai ishte që në fillim. Unë nuk e dija, se ai me mbijetesë e mbulonte. Ai më erdhi vetë në shtëpi. Kishte lexuar gjërat e mia dhe kishte menduar se vetëm me këtë grua…se vetëm me mua mund të jetë i lumtur. Ai është shumë krenar për të pranuar se është i dashuruar. Unë pranova të bashkëjetoj me të. Lodhem shumë, vuaj shumë, sëmundja e tij është shumë e keqe. Besoj se nuk ma tha në fillim sëmundjen, se ai nuk donte ta pranonte. Madje ai akoma nuk do ta pranojë”,-tha Mimoza Ahmeti.
View this post on Instagram