“Nuk duroj dot më”/ Olta Gixhari shpërthen në lot, aktorja në gjendje të rënduar emocionale në “BBVIP”: Dua të iki

Olta Gixhari është zgjuar mëngjesin e sotëm e ngarkuar rëndë emocionalisht.

Shkak i gjendjes së saj është bërë “Prime” i djeshëm ku aktorja pati një përplasje me opinionisten Zhaklina Lekatarit dhe surprizën me djalin e saj.

Gjatë bisedës me Valbonën, Olta u shpreh se ishte zgjuar shumë keq dhe se nuk dëshironte të shkonte deri në këtë pikë.

“U ngarkova shumë, e mbajta të gjithë përbrenda, por nuk e shijova dot. Jam zgjuar shumë keq. A bëj unë gabim se përballem çdo sekondë me çdo gjë? Më kthehen mua në atë formë? Mua që jam lojtare këtu, të më kthehen mua? Shumë bukur, ia fus gjumit si 70% e shtëpisë kët. Nuk duroj të më flasi asnjë njeri ashtu. Nuk mbaj më, nuk dua më të mbaj. Shumë gabim bëra që erdha, shumë gabim. Nuk më falet. Edhe këtë që po bëj tani, gabim po bëj. Do iki fare, është tepër vonë tani. Dua ta kthej mbrapsh. Nuk doja të shkoja në këtë pikë. Unë jam e keqkuptuar, nuk e dija që mund të isha kaq e keqkuptuar në shoqëri. Po shokohem me këtë gjë”–u shpreh ajo.

Më pas teksa qëndronte e vetme në oborr, aktorja ka shpërthyer në lot, ku pranë saj u afrua Valbona dhe ‘Maestro’, Olta dëgjohet duke thënë e përlotur:

“Nuk mundem më, nuk dua të mbaj më”.

Maestro u përpoq ta qetësonte Gixharin duke e qetësuar dhe duke i dhënë kurajo. E prekur nga fjalët e Zhaklinës, aktorja u shpreh se nuk e duron dot faktin që për të nxjerrë dikë mirë duhet të ulin të tjerët.

“Nuk kam dalë asnjëherë nga vetja, siç tha Zhaklina. Nuk kam dal fare, s’më keni parë fare, as nuk keni për të më parë këtu. As nuk kam sharë, as nuk kam bërtitur. Pse për të ngritur Efin, duhet të më ulin mua? Pse më vë gjëra që unë nuk i kam? Kjo më shqetëson mua, nuk e duroj dot!”– tha Olta me ton të lartë.

Panoramaplus