“Nuk durohen dy këngëtarë në familje”- Si është të të intervistojë vjehrra? Jua tregon Sara Hoxha

Duhet ta pranojmë që Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet jo vetëm më të komentuar, por edhe ndër më të pëlqyerit në show biz-in shqiptar. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, Sara ndan shpesh momente nga përditshmëria me Poin dhe reperin. Mirëpo krahas familjes së tyre të vogël, nusja e shtëpisë na ka treguar që ka një super mardhënie edhe me vjehrrën.

Por, edhe pse vazhdimisht në qendër të vëmendjes, Sara nuk i ka preferuar daljet publike. Bukuroshja ende nuk ka dhënë asnjë intervistë televizive. Dhe duket se këtë të dielë kemi një surprizë.

Ditën e sotme nëpërmjet disa postimeve në Instagram, Sara ka zbuluar se ndodhej në studiot e “N’majë t’gjuhës”. Pa dhënë shumë informacione, blogerja na ka zbuluar fare pak nga ajo që do të transmetohet këtë të dielë.

Të njëjtat video i ka ri-postuar edhe Xheri në Instagramin e saj ku nuk kanë munguar edhe batutat. Në njërën nga videot ku Sara shfaqet duke kënduar në studiot e emisionit, moderatorja ka shkruar: “Ku durohen dy këngëtarë në familje”.

Mos ndoshta intervistën e saj të parë Sara do ta japë pikërisht përballë vjehrrës së saj? Na mbetet të presim të dielën për ta zbuluar, por dimë të themi që do të ishte një super intervistë. Kjo duke ditur karakterin funny dhe tipin sportiv që kanë si Sara ashtu edhe Xheri.