Nuk do t’i mbani dot lotët nga mini-filmi emocionues i dasmës së Kledi Kadiut
Sot, më 28 qershor, Kledi Kadiu dhe bashkëshortja e tij Charlotte, festojnë 1 vjetorin e kurorëzimit të dashurisë së tyre në martesë.
Për të surprizuar bashkëshorten e tij por edhe të gjithë ndjekësit, Kledi ka postuar në Instagram, “mini-filmin” e dasmës së tij, duke shkruar përbri:
“Ka kaluar një vit nga ajo ditë e paharrueshme. I mbaj mend emocionet e papërshkrueshme dhe padurimin për të të parë teksa ecje pranë meje, e bukur, si gjithmonë. Të dua Charlotte”
Video-ja është vërtetë emocionuese sepse dashuria e tyre ndihet në ajër si dhe detajet në dekorin e organizuar për Kledin dhe Charlotte-n janë të gjitha të koordinuara në perfeksion.
Urime, Kledi dhe Charlotte! Edhe 100 vite të tjera po kaq të bukura…/News31.al
https://www.instagram.com/tv/BzPj4NFHYYk/?utm_source=ig_embed