“Nuk do qajmë për këngëtarët, ekspertët e dinë më mirë”, Blero flet për ndalimin e klubeve të natës
Një nga problematikat e ngritura ditët e fundit është vendimi i marrë nga qeveria për mbajtjen mbyllur të lokaleve me muzikë. Kjo, si pjesë e atyre pak masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Këngëtarët janë ata të cilët po reagojnë lidhur me rregullat, duke u shprehur se koncertet janë të vetmet burime të ardhurash. Por, jo të gjithë mendojnë kështu. Blero ka qenë i ftuar në një lidhje telefonike me “NRG Radio” ditën e sotme dhe pyetue nga Julka Gramo pikërisht lidhur me këtë temë, ai ka dhënë një përgjigje ndryshe.
“Shëndeti në radhë të parë. Organet kopetente që japin udhëzimet kanë plotësisht të drejtë. Është fatkeqësi që s’po mundemi të punojmë, por mendoj mbi të gjitha shëndeti. Këto protestat që po bëhen këtu në Prishtinë për mua janë të kota, pasi ata që merren me pandeminë dhe virusin e dinë se çfarë flasin. Muzika është luks, kështu që mbi shëndetin s’ka”, ka thënë Blero.
Ai gjithashtu ka shtuar se kjo situatë është e përkohshme dhe se kriza ekonomike ka përfshirë gjithë globin. “Nuk mund të qajmë për këngëtarët që këndojnë ‘live’ në Tiranë ose Prishtinë. Keq më vjen por ky realitet ka përfshirë mbarë botën”, ka shtuar më tej këngëtari. /News31