Nuk dini çfarë të bëni me lëngun e turshive?! Provojeni njëherë ta pini, ‘magjik’ për shëndetin tuaj!
Përveç faktit që kastravecat janë të mirë për hidratim, ka edhe disa arsye të tjera pse duhet t’i konsumoni më shpesh. Hulumtimet kanë treguar se lëngu i kastravecit mund të ulë presionin e gjakut. Për të reduktuar rrezikun e diabetit të tipit 2, ekspertët këshillojnë konsumimin e ushqimeve me indeks të ulët glicemik, ku përfshihen edhe kastravecët, indeksi i tyre glicemik është 15.
Ndërkaq, kastravecët turshi duhet t’i konsumoni nëse jeni në stres, sepse ndikojnë në mënyrë preventive kundër zhvillimit të thatit në lukth. Mbrojnë edhe lukthin, por ndihmojnë edhe personat të cilat janë të sëmurë nga diabeti i tipit 2, sepse stabilizojnë nivelin e hemoglobinës, proteinat në qelizat e gjakut në zorrë të cilat transmetojnë oksigjenin.
Ndërkaq, nëse jeni adhurues i turshive, me siguri keni menduar se çfarë të bëni me lëngun që mbetet prej tyre. Ka shumë mënyra për ta ripërdorur këtë lëng. Nëse nuk e dinit, lëngu nga turshitë mund të përdoret për të bërë salca dhe shpesh rekomandohet të pihet për shkak të përfitimeve të shumta për organizmin.
Përbërësit e lëngut të kastravecit ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak, përmirësojnë nivelet e kolesterolit dhe rregullojnë presionin e lartë të gjakut. Gjithashtu, nëse lëngu i turshive është i fermentuar dhe jo i konservuar, ju merrni përfitime shtesë. Një nga banakierët më të mirë në botë, Chanel Adams përmendi tendencën interesante të kombinimit të alkoolit me lëngun e thartë të turshive. Pas një gote uiski, merret një gotë lëngu turshi dhe ky specialitet quhet “pickleback”.
Top Albania Radio