“Nuk di të flasë!” Moderatori i njohur habit me deklaratën për Nora Istrefin
Një deklaratë e bërë nga moderatori i njohur shqiptar Alaudin Hamiti për këngëtaren e njohur Nora Istrefi po bën së fundmi xhiron e rrjetit. Kolegia dhe mikesha e tij Liberta Spahiu ka publikuar në YouTube vlogun e ri nga udhëtimi i tyre i fundit. Në një pjesë të tij ata luajnë lojën “Thuaje ose zhytu”, gjatë të cilës duhet t’i përgjigjen pyetjeve me spec ose të hidhen në pishinë. Një pyetje shumë të sikletshme kishte menduar Liberta për Alaudinin të cilin e pyeti se cili është personazhi publik më pa tru.
E sigurisht moderatori nuk e pati aspak të lehtë të përgjigjej pasi nuk donte të ofendonte asnjë. Andaj, Liberta zgjodhi ta bënte pak më të lehtë duke e pyetur se kush është më e ngurtë nga fytyrat publike në intervista dhe që nuk di të flasë. Këtë herë ai zgjodhi të përgjigjej dhe tha pikërisht emrin e Nora Istrefit. Në fakt edhe vetë Nora e ka pranuar se nuk i pëlqen shumë të japë intervista sepse ndihet në sikletë. Intervista e saj e fundit në emisionin e Alaudinit “N’drrimi i natës” ka qenë para 3 vitesh dhe si duket kjo është arsyeja pse ai tha emrin e saj.