North fotografohet dorë për dore me gruan e re të Kanye West

Duket se gjërat po bëhen më serioze mes Kanye West dhe “gruas” së tij të re, Bianca Censori, pasi arkitektja u pa e kapur dorë për dore me vajzën e madhe të Kanye-s në festën e ditëlindjes së tij të 46-të në Los Angeles gjatë fundjavës.

Në fotot e siguruara nga Page Six, Bianca dhe North ishin të buzëqeshura, të kapura për dore teksa shkonin në festën private së bashku të shtunën mbrëma.

North kishte shenja të dukshme në fytyrë, por nuk dihet nëse ishin si pasojë e ndonjë dëmtimi apo janë pikturuar me bojë.

Ndërkohë, Bianca u shfaq me modelin e zakonshëm të flokëve, një pallto lëkure me çizme me takë.

Siç është raportuar më parë, North dhe Bianca janë takuar disa herë që kur arkitektja u martua me reperin në një ceremoni që nuk ka vlerë ligjore.

Anabelmagazine