
Nora nuk i ndahet luksit as me pushime, çmimi i bikinit dhe shapkave tërheq vëmendjen
Nora Istrefi është një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe më të paguara në showbiz.
Kjo gjë bën që ajo t’ja lejojë vetes blerjet e shtrenjta dhe jetën luksoze.
Së fundmi ajo ka nisur pushimet në bregdetin shqiptar, nga ku ka publikuar foto me bikini.
Megjithatë përveç formave perfekte të Norës, vëmendjen e ka tërhequr edhe çmimi i rrobave të banjës dhe shapkave.
Faqja “Whattheywearin” ka zbuluar se bikinit e këngëtares kushtojnë 195 euro ndërsa shapkat 575 euro.