Nora Istrefi vishet kokë e këmbë me të zeza, pse-në e zbulon vetë këngëtarja
E veshur e tëra në të zeza, Nora Istrefi po shkëlqen në fotografitë e fundit. Këngëtarja ka realizuar një set të ri fotografik, ku shihet e veshur në një kostum krejtësisht të zi, dhe kjo na la të kuptojmë se ajo e pëlqen shumë të zezën edhe nga përshkrimi që ka lënë në Instagram. “E zeza më bën të lumtur”, ka shkruar Nora në njërën nga fotot, shkruan Prive. Ndërsa së fundmi këngëtaren e kemi parë edhe në imazhe të tjera dhe mund të vërehet se ajo po preferon të vishet krejtësisht në një ngjyrë, duke mos u kombinuar me të tjera nuanca.