Nora Istrefi rrëfehet për raportin me Robert Berishën: “Në fillim ka qenë i vështirë”
Nora Istrefi, e ftuar në “1 kafe me Labin”, foli për shumëçka, duke nisur që nga karriera e saj, deri te marrëdhënia me ish-bashkëshortin, Robert Berishën. Ajo tregoi se fillimisht, marrëdhënia e tyre ka qenë e trazuar dhe e vështirë, por me kalimin e kohës, është rregulluar, për hir të vajzës.
“Raportet tani janë shumë të mira. Nuk kanë qenë në fillim, dihet, menjeherë pas ndarjes, por me kalimin e kohës, raporti është bërë shumë i mirë, bashkëpunues për Renee-n”.
Këngëtarja shtoi gjithashtu se: “Është mirë që të jenë të mira, kur ka në mes një fëmijë”.
Nora shtoi se Roberti e ndihmon me sa ka mundësi me vajzën: “Ndihmon me aq sa ka mundësi, e merr vajzën shumë shpesh prej shkollës, sa herë që ka kohë e merr Renee-n. Të dy e duam shumë dhe jemi shumë të lumtur që e kemi. Kaq. Jeta vazhdon”, tha ajo.
Më tej, ajo vijoi se të dy janë shumë të përkushtuar për vajzën e tyre:
“Ne jemi shumë të përkushtuar dhe ku është Renee, ne me vrap, jemi të dy shumë të dhënë. Roberti është tepër i përkushtuar dhe e do shumë vajzën. Jeta vazhdon, siç thashë, ne kemi pasur një lidhje shumë të gjatë, pas 14 vitesh. Unë jam lidhur shumë herët me Robertin, e kam treguar edhe në intervistat e tua më herët. Jam e lumtur që e kemi Renee-në pas një lidhjeje të bukur, të gjatë që e kemi pasur dhe bëjmë gjithçka për të”, përfundoi këngëtarja.
Nora dhe Roberti u ndanë në vitin 2019 dhe lajmin për ndarjen e tyre e ka dhënë vetë këngëtari, përmes një postimi në llogarinë e ti në Instagram. Dyshja u nda pas 14 vitesh.
Asokohe, burime për Prive, bënë me dije se Nora vazhdonte të jetonte bashkë me vajzën në shtëpinë ku dikur jetonin të tre, ndërsa Roberti u zhvendos në një tjetër banesë. Që prej asokohe, Nora ka folur shumë pak për ndarjen e tyre, duke qenë gjithnjë e rezervuar.
Anabelmagazine