Nora Istrefi në stilin “bob”, si ju duket?

Nora Istrefi nuk mund të vinte më joshëse se kaq këtë fillim vjeshte. E kuruar në maksimum, veshur me shumë stil, Nora është shfaqur në Instagram më perfekte se kurrë.

Këngëtarja nga Kosova i ka dhënë vetes edhe më “glam” me prerjen e flokëve që ka bërë, të cilën së fundmi po ua shohim gjithë vajzave të njohura.

Ajo ka përqafuar stilin francez të njohur si “bob”. Dhe mund të themi se duket perfekt me të.

Ndryshimet në pamjen e saj, këngëtarja i ka ndarë në Instagramin e saj ku ndiqet nga rreth 1.1 milionë persona.

E vënë shpesh në qendër të vëmendjes pas ndarjes nga bashkëshorit i saj, Robert Berisha Nora duket 100% e përqëndruar në karrierën e saj.

Së fundmi kënga e saj, bashkëpunim me Melindën dhe Gjikon ishte “Ay Caramba”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku e ku aktualisht numëron mbi 14 milionë klikime në YouTube.