Nora Istrefi në plazh, sa kushton veshja e saj

Këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi ka dalluar gjithmonë për zgjedhjet e saj mjaft të veçanta dhe veshjeve luksoze në videoklipe, por edhe në jetën e përditshme.Së fundmi ajo ka pozuar me një palë rroba banjë të shndritshme nga pishina e shtëpisë së saj, duke shfaqur dhe format perfekte fizike.

Sipas faqes ‘Whattheywearin’, bikini nga firma e njohur e Alessandra Rich kushtojnë 195 euro, syzet e diellit nga ‘Balmain’ 750 euro dhe vathët ‘Floramazona’ 300 euro. Në total ‘look-u’ i Norës në një ditë të zakonshme teksa shijon diellin shkon në 1245 euro.

Me siguri kjo shifër nuk është aspak surprizë për ndjekësit e saj, të cilët i njohin mirë tashmë zgjedhjet e këngëtares./revistawho.com