
Nora Istrefi hap dyert e shtëpisë luksoze ku jeton me Robert Berishën
Nora Istrefi a ka ndarë kohën nga axhenda e saj e ngarkuar me xhirime klipesh e koncerte, për ta dekoruar shtëpinë e saj në Prishtinë. Brenda ambienteve luksoze të pronës që ajo posedon në periferi të kryeqytetit, këngëtarja ka bërë mrekulli duke organizuar një ambient tejet të ngrohtë, shkruan Prive. Me pemën e Vitit të Ri të dekoruar në një qosh të sallonit të saj gjigant, Nora Istrefi i ka shtuar hijeshi ambientit ku jeton me familjen e saj, ndërsa me anë të një videoje që publikoi në Instagram, ajo na e shpalosi edhe një pjesë të shtëpisë së saj që s’e kishim parë më herët, ku jeton me bashkëshortin e saj Robert Berisha, dhe vajzën e tyre Renee.
