
Nora Istrefi dhe Robert Berisha zyrtarisht shtetas të Shqipërisë
Çifti i njohur i showbiz-it, Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë fituar shtetësinë shqiptare, pasi kanë marrë në dorë pasaportat e Shqipërisë. Roberti dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Nora kanë lajmëruar ndjekësit në Instagram se tashmë i kanë marrë pasaportat, për të cilat kishin aplikuar. Çifti duken shumë të lumtur ndërsa shfaqen të përqafuar në Tiranë, ku Roberti po qëndron këto kohë si pjesë e garës “Dance with me”.
