Noizy tregon me fakte ndjekjen që i bëri Oriola Marashi pas prishjes së miqësisë

Së fundmi, lajmi se janë prishur marrëdhëniet mes modeles Oriola Marashi dhe reperit Noizy ka bërë bujë të madhe. Pikëpyetjet lidhur me një sherr të mundshëm u bënë më të forta kur “IconStyle” si rezultat i një kërkimi të thjeshtë zbuloi se personazhet në fjalë nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. E teksa prisnim reagime nga ana e tyre, Noizy nuk vonoi ta bënte një të tillë! Ai pak ditë më parë reagoi në Instastory, ku postoi një foto që tregonte se Oriola e kishte ndjekur sërish. “Kaq ishte”-shkruante ai në foton në fjalë. Në vijim, ka reaguar edhe bukuroshja Marashi, duke postuar në Instastory një foto ku shfaqet krah Noizy-it, teksa ka mbishkruar: “Një vit më parë në ditëlindjen e Elvana Gjatës dhe promovimin e albumit EP ‘3!” Pas këtij postimi nuk ka më vend për dyshime! Pavarësisht se ende nuk dihet çfarë ndodhi mes tyre, aktualisht duket se gjërat janë në vijë., sipas Lapsi.al. Po ashtu, Oriola ka shpërndarë në Instastory një poster të Noizy-t, duke promovuar në këtë mënyrë performancën e tij në një nga club-et e Tiranës.