Noizy tregon bokserat në koncert, Young Zerka nuk ka me çfarë të mburret

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur si Noizy, numëron mbi 56 koncerte dhe mbi nëntë klipe që ka publikuar këtë verë, duke u kategorizuar si këngëtari më produktiv i momentit. Axhenda e tij këtë verë përmbante dy koncerte në një ditë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, angazhime që natyrisht përkthehen në shumë para të fituara. Por çfarë bën Noizy për të qenë atraktiv gjatë koncerteve të tij, përveç deputimit të këngëve të fundit? Fotot nga një koncert i fundit në club “Factory” dëshmojnë se ai luan paksa dhe me mënyrën si prezantohet. Një nga ekstrement e tij pas mesnate është se me qëllim vesh pantallona të lirshme, të cilat i zbresim poshtë vitheve duke i nxjerrë në dukje dhe mbathjet. Kjo është një nga mënyrat e tij për t’u shfaqur sa më hot në sytë e fansave të shumtë, që deri tani sipas tij kalojnë shifrën 650 mijë. Ndryshe ndodh me Young Zerkën, i cili është fotografuar në “Cavalli summer club”. Zerka që ka zyrtarizuar lidhjen me këngëtaren Ronela Hajati në duetin e tyre të parë ia ka marrë mendjen publikut me kaçurrelat, por jo me fizikun. Fotot e shkrepura pas mesnate tregojnë se ai lë për të dëshiruar me të pasmet, që i ka inekzistente. Në këtë kohë kur të gjithë artistët ushtrohen rregullisht në palestër për të pasur trup perfekt, Young Zerka shfaqet shumë zhgënjyes.