Noizy tregon arsyen e madhe pse gruaja e tij e ardhshme nuk do jetë kurrë një njeri i famshëm

Nëse ka dicka për të cilën Noizy nuk flet shpesh është jeta personale, ose më saktë lidhjet e tij. Disa herë është përfolur për lidhje të ndryshme, asnjëherë të konfirmuara, ndërsa prej shumë kohësh nuk ka asnjë të re për dashurinë në jetën e tij.

Në intervistën e fundit në ”Ditë pas Dite”, me moderatoren Fjodora Fjora, reperi ka folur edhe për këtë temë, duke na zbuluar në fakt që për momentin nuk është duke kërkuar për ”atë”, vajzën e duhur.

Ai tha se të qënit në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës dhe të pasurit një karrierë si e tija, nuk e lejon të fokusohet të bëjë shumë gjëra, ndër to edhe të kërkojë edhe të gjejë partneren e jetës, ndërsa pranoi se shumë rrallë mund t’i ketë ndodhur të pësojë një ”heart attack” nga një vajzë.

Nga ana tjetër, i pyetur nëse mund të ndodhte që partnerja e tij të ishte pjesë e shoëbiz-it, ai tha se shanset për këtë janë 0.

”Me gjithë vëmendjen që kam unë, i bie të jenë dy Noizy bashkë, në kuptimin që kur të lidhet Noizy do ketë edhe ajo vëmendjen që kam edhe unë, imagjinoni të jetë edhe ajo e famshme, imagjinoni çfarë ndodh.

Shanset që të ndodhë janë 0”– u shpreh reperi. Kështu që goca që nuk jeni të famshme, tani është rasti juaj! /News31