Noizy, Stresi apo Capital T, dyshja e këngës popullore zgjedh reperin e preferuar

Vëllezërit Zena, dyshja e njohur e këngës popullore, gjatë intervistës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ndanë mendimin e tyre për artistët e rinj. Ata shprehen se nuk preferojnë shumë rrymat pop apo rok, ndërsa muzika e lehtë është disi më e pranueshme. Por pavarësisht diferencës në moshë me artistët e rinj, dy vëllezërit habisin me pëlqimin e tyre ndaj një reperi të njohur, e nuk do i thonin ‘jo’ një bashkëpunimi me të.

Aldo: Kot t’ju pyes, po pyes Mehdiun, çfarë mendimi ke për Noizyn?

Mehdi Zena: Kam mendim shumë të mirë.

Aldo: Ke mendim të mirë sepse e ke dëgjuar?

Mehdi Zena: E kam dëgjuar, nga ekrani, nga skena, pak a shumë e njoh, kam përshtypje të mira.

Aldo: Tani, është Noizy më i mirë apo Capital T?

Mehdi Zena: Unë për Noizyn, dihet.

Demir Zena: Noizy, Noizy.

Aldo: Seriozisht?

Demir Zena: Po, seriozisht.

Aldo: Po mirë, Noizy apo Stresi?

Demir Zena: Noizy.

Mehdi Zena: Noizy prapë. Prapë aty, edhe Stresi.

Demir Zena: Edhe Stresi s’është i keq, por me Noizyn jo.

Aldo: Nëse do të mundeshit, do të bënit një lloj bashkëpunimi?

Demir Zena: Patjetër, pse mos ta bëjmë.

Aldo: Me të vërtetë? Me hip-hopin? Në thelb, ju nuk keni ndonjë gjë kundër hip-hopit.

Demir Zena: Absolutisht./tvklan.al