Noizy sot ka ditëlindjen, mësoni moshën e reperit!

Reperi nga Shqipëria Noizy, sot feston ditëlindjen. Ai mbushi 32 vjet. Karriera e tij deri tani është goxha e gjatë. Noizy numëron shumë hite deri tani dhe u bë njëri prej reperëve më të pëlqyer në shqiptari. Përveç kësaj, artisti është njëri prej shqiptarëve me mbi 1 milion ndjekës në Instagram aty kur merr mijëra pëlqime dhe shumë komente, shkruan Prive. Projektet e tij të fundit janë ‘Toto’ me Raf Camora dhe ‘Parku i Lojrave’ me Ghali, të dy artistë të huaj.