Noizy sjell “bishën” 300 mijë Euro në Durrës, i del problem në doganën e portit

Para disa ditësh reperi i njohur, Noizy zbuloi me anë të një videoje në Instagram blerjen e tij më të re, një makinë Ferrari të kuqe, e treta brenda vitit dhe që e pagëzoi me emrin “December”. Por me të zbarkuar në portin e Durrësit me “bishën” e tij 300 mijë Euro, qytetarët nuk kanë ngurruar t’i bëjnë foto dhe video, pasi fundja nuk shihen shpesh Ferrari-t në rrugë. Qytetari që ka dërguar fotot dhe videot e këngëtarit për JOQ.al shkruan: “Sapo mbërriti Noizy me Ferrarin e ri në portin e Durrësit. S’ka 20 minunta që erdhi dhe po pret shdoganimin. Erdhi nga Italia, por Ferrari është me targa gjermane, kështu që normalisht e ka blerë në Gjermani.” Epo, me sa duket nuk do ka pasur shumë të lehtë me doganierët, edhe pse tashmë ia ka dalë. Vetëm katër orë më parë Noizy në profilin e tij në Instagram ka postuar një foto ku ekspozon gjithë garazhin e makinave të tij, njëra me shtrenjtë se tjetra. “Parku i lojrave”, midis Durrësit shkruan Noizy në foton që shihni.