
Noizy reagon pas postimeve të Stresit dhe Feros
Duket se kjo kohë ka ndezur një ‘sherr’ virtual mes reperëve shqiptarë. Ka qenë Fero ai që i ka hedhur benzinë zjarrit, duke i bërë disa diss-e me radhë, reperit Noizy. Me këngën “1 e keni” reperi me origjinë nga Kosova i bënte një diss të drejtpërdrejtë Noizyt, duke përmendur bashkëpunimin e tij me motrat Mustafa.
Siç dihet, Stresi është në një konkurencë të hapur me Noizyn, dhe nuk ka nguruar të bëjë disa postime, ditë më parë, ku thumbonte kolegun e tij. Megjithatë në përgjigje të këtyre thumbave, Noizy ka ardhur me një postim të drejtpërdrejtë, duke mos u rezervuar. Ai i ka quajtur fëmijë dhe të pavlerë për të merituar një diss.