Noizy: Nuk jam në arrati, m’u bë kurth padrejtësie!
Reperi shqiptari, Rigels Rajku, apo siç njihet me emrin e artit, Noizy, ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e ndodhur ditët e fundit, ku artisti është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkë me grupin e tij, Medi Isenin, një personazh i njohur në rrjetin social TikTok.
Në një reagim të gjatë Instagram, reperi ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje, ndërsa thekson se nuk është në arrati.
Ai shkruan se i është ngritur një kurth dhe se në bashkëpunim me avokatë po merret me sqarimin e ngjarjes.
“Dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrësesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë”, shkruan ai.
Reagimi i Noizy-t
Prej disa ditësh jam bërë pjesë e titujve mediatik si pasojë e një denoncimi të padrejtë kundrejt meje, për një ngjarje të ndodhur në Pejë, ku unë nuk kam gisht fare, zero!
Dua ta nis këtë reagim me një ndjesë të thellë ndaj atyre që janë shqetësuar nga reagimi im. Kjo ka ardhur si pasojë e indinjatës për një kallëzim të rremë e të padrejtë ndaj meje, pasi kurrë nuk jam përballur me situata të tilla e për pasojë fatkeqësisht nuk kam reaguar në nivelin që do të doja. Edhe njëherë, ndjese.
Mirëkuptoj edhe median që bën punën e saj dhe i kërkoj ndjesë nësë janë keqkuptuar nga reagimi im i nxituar.
Sa më lart dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrësesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë.
Bashkë më studion e avokatisë të kontraktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin e përkrahjen dhe kërkuar ndjesë për këtë situatë të shëmtuar ku më kanë përfshirë.
Rigelsi
View this post on Instagram
lapsi.al