
Noizy mban në dorë orën që kushton sa një shtëpi
Noizy njihet për shpenzimet marramendëse, sidomos kur flitet për ora të dorës, makinat dhe aksesorët e tjerë luksozë. Së fundmi, reperi ka zgjedhur të mbajë në dorë një orë të markës Richard Mille, me të cilën ka tërhequr vëmendjen e fansave. Vlera e saj është plot 175 mijë euro, dhe këtë e zbuloi faqja whattheywearin. Noizy gjithmonë është komentuar për ora shumë të kushtueshme, të cilat mesa duket i koleksionon.
