Noizy largohet nga rrjetet sociale dhe tregon arsyen

Noizy-2

Noizy ka bërë me dije se s’do të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale për një kohë. Mirëpo reperi tregoi edhe arsyen. Ai njoftoi se është duke punuar për një album i cili është i dyti në karrierën e tij. “Dua t’u them ëe po punoj për një album që të jetë CD. Në fakt ky do jetë albumi im i dytë me CD. Prandaj s’do te jem shume aktiv në rrjete sociale. Do më falenderoni më vonë gjithsesi”, ka shkruar Noizy sipas Prive. Kënga e tij e fundit është Gango në bashkëpunim me reperin e njohur grek Snik.