Noizy i preferuari i yjeve ndërkombëtare, një nga futbollistët më në zë të momentit shfaqet duke dëgjuar këngën e tij

Që albumi i Noizy ‘Alpha’ do ishte një super sukses, kjo u kuptua që para se të publikohej nga reagimi i fansave për pjesë të vogla të këngëve që u bënë virale pa u publikuar ende.

Por, edhe këtë herë repoeri ka kaluar çdo kufi, duke u dëgjuar në vende të ndryshme të botës dhe jo vetëm nga shqiptarë. Madje edhe nga figura publike, siç është futbollisti Karim Adeyemi.

Adeyemi luan për Borussia Dortmund dhe Gjermaninë dhe është aktualisht një nga futbollistët më të përfolur në Europë pasi po kalon një sezon fantastik.

21-vjeçari ka publikuar në Intagram një video ku shfaqet duke kënduar këngën e Noizyt ‘Do ku do’, duke treguar kështu pëlqimin dhe mbështetjen e tij ndaj artistit shqiptar.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që personazhe publike ndërkombëtare dëgjojnë dhe shfaqen në mediat sociale me këngët e Noizyt. Kujtojmë se një vit më parë ishte një tjetër futbollist shumë i famshëm, Rafael Leao i Milanit, i cili këndonte e kërcente nën ritmin e muzikës së Noizy pasi Milani fitoi tiutllin kampion.

Po ashtu, aktorja turke e njohur si Sulltanesha Hyrem tek seriali “Sulltani i Madhërishëm”, Meyrem Uzerli, e dëgjon Noizyn pasi ka publikuar disa herë video me këngët e tij.