Noizy i paparë! Ja si përgjigjet kur e pyesin nëse i ka ftuar ose jo në koncert disa kolegë…
Siç mund ta dini tashmë Noizy është në prag të realizimit të një prej projekteve të tij më të mëdha, ose ndoshta më të madhit, koncertit ”Alpha”, të cilin synon ta kthejë në një event të përvitshëm hip-hopi, ndërsa këtë vit ka bërë pjesë të tij emrat më të dëgjuar të kësaj rryme në tregun muzikor shqiptar dhe europian.
Në lidhje me këtë ai ka folur edhe në një intervistë ”Ditë pas Dite”, me moderatoren Fjodora Fjora, ku ndër të tjera ka thënë se realizimi i këtij koncerti ka qenë një ëndërr. Po ashtu ai u shpreh se artistët që ka bashkëpunuar i ka ftuar të gjithë, ndërkohë zbuloi edhe nëj detaj shumë interesant.
I pyetur nga moderatorja ”Përse nuk e kishte ftuar Stresin?”, ai tha thjeshtë: ”Kush tha”, e ndjekur nga një buzëqeshje, gjë që mund të tregojë se po, e ka ftuar. Megjithatë Noizy ka preferuar ta mbajë surprizë. Kujtojmë që ata gëzojnë raporte të mira prej disa kohësh, duke i lënë konfliktet e së kaluarës pas.
Një tjetër emër që u përmend në intervistë, nisur nga biseda për bashkëpunimet e suksesshme, ishte ai i Encës. Reperi pranoi se në fakt kënga me të, është më e klikuara që ai ka, megjithatë nëse ajo do të jetë në koncert apo jo ai tha vetëm: ”Nuk besoj”, duke lënë të kuptohet që marrëdhënia me të vazhdon të jetë e ftohtë.
Sa i përket një emri që do donte ta kishte, por nuk do të jetë prezent në koncert, Noizy tha është një artist ndërkombëtar, shumë i famshëm, të cilin ai e do shumë, që I ka cuar ftesë por për shkak të angazhimeve nuk do mund të jetë, por nuk e thotë identitetin e tij pasi mund të vijë vitin tjetër.
Nga ana tjetër, artisti premtoi edhe shumë surpriza për fansat e tij, që kanë të bëjnë jo vetëm me ata që do të shfaqen në skenë, por edhe me vetë përformancën e tij. /News31