Noizy i kthehet Luanës me një kërkesë të drejtpërdrejtë
Noizy ka bërë sonte një reagim nga ata që di ti bëjë vetëm ai kohë pas kohe.
Reperi përmes Instagram-it të tij i ka përcjellur një mesazh prezantueses Luana Vjollca.
Me shumë gjasë, i lodhur nga fakti që fotoja e tij është çdo javë në tabelat e qitjes në kuadër të lojërave të programit të Luanës, ai i ka kërkuar asaj ti japë fund këtij trendi.
“Më fal për shprehjen por me keni ça trapin me këto krahasimet. Ma hiq foton nga aty se ngelën tu më vra. Këtë mund ta thoja edhe privat po hajt mo. Pyetjet i bëni shumë të neveritshme. Doni vetëm sherre me ndodhë. Se çfarë ndodh me repistët më vonë stë plas b…a tz. A rrihen, a vriten a shahen ty të intereson emisioni me bë famë në TikTok. Hiqe foton time nga aty se nuk jam në garë me këlysha”, shprehet ai.
Në foto shihen ndonëse të turbulluar nga Noizy, disa prej emrave më të njohur të skenës muzikore shqiptare. /Prive.al