Noizy flet pas publikimit të pamjeve që treguan sherrin me Cllevion
Noizy ka bërë një reagim në llogarinë e tij në Instagram, pasi një video qarkulloi në rrjete sociale, që tregonte se reperi e ka goditur ish-reperin e TBA, Cllevio.
Edhe pse ata kanë pasur konflikte mes vete, dyshja sipas një videoje tjetër, janë pajtuar.
Së fundmi Cllevio konfirmoi se me Noizyn është sqaruar dhe se ky i fundit e ka pritur shumë mirë.
Por, Noizy, përmes deklaratës në Instagram tha se gëzon respekt nga e gjithë bota dhe shpesh herë anashkalon njerëz pa tru dhe moral.
“Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim. Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptare. Ju lutem mos e harroni këtë gjë kurrë”.
Kjo deklaratë në një formë ose tjetrën, me sa duket tregon se Cllevio ‘mund’ ta ketë prekur në familje, dhe për shkak të kësaj, siç duket ka ndodhur konflikti./Prive.al