Noizy feston sot ditëlindjen, ja cila ishte surpriza e papritur nga miku i tij që shkaktoi të qeshura pafund (Foto)
Rigels Rajku ose ndryshe i njohur si Noizy feston sot ditëlindjen e tij.
Reperi ka mbushur sot 36 vjeç dhe gjatë mesnatës surpriza e parë i ka ardhur nga miku i tij i ngushtë Blerim Destani.
Noizy publikoi në InstaStory momentin kur të gjithë miqtë i këndonin këngën e ditëlindjes por ajo ç’ka tërhoqi vëmendjen dhe shkaktoi shumë të qeshura ishte torta ‘dirty’ të cilës i kishin bërë reperit.
Rikujtojmë se sherri mes reperëve Noizy dhe Cllevio u kthye në qendër të mediave rozë pak muaj më parë. Ky i fundit zbuloi gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Ditë pas dite” në RTSH se ndërmjetës për të shuar sherrin mes tyre ka qenë Dritan Dajti.
Cllevio u shpreh se ka qenë Noizy ai që i ka kërkuar Dritan Dajtit që të mbyllë çështjen mes tyre duke e takuar atë në burgun e Peqinit. Ai tha se me futjen e tij në këtë çështje ka zgjedhur të mbyllë konfliktin me reperin Noizy.