Noizy e quajti “dhëmbë kalbur”, gazetarja ka një mesazh për reperin: Gomari nuk çalon nga …

Pak kohë më parë bëri bujë sherri mes reperit të njohur Noizyt dhe gazetares Dasara Karaiskaj. 

Pas një deklarate të Dasarës, ku shprehej se nuk I pëlqente muzika e Noizy-t ku I fundit iu përgjigj duke e quajtur “dhëmbë kalbur”.

Gazetarja iu është përgjigjur reperit në një intervistë së fundmi, ku u shpreh se në atë periudhe nuk i ka pasur dhëmbët e prishur por të nxirë për shkak të një transpanti.

Ndërsa i dërgoi mesazh Noizy-t duke thënë se gomari nuk çalon as nga veshët dhe as nga dhëmbët.

“Unë nuk i kam pasur të prishur dhëmbët në atë kohë. Unë besoj që dhe ai vetë e kuptoi që zbriti shumë shumë poshtë në nivel, në mënyrën se si më komentoi. Unë fola për muzikën që në fund të fundit kam të drejtën time të mos më pëlqejë. Nuk u mora as me buzët e trasha, as buzët e holla, as me dhëmbët… Sepse gomari nuk çalon nga dhëmbët përgjithësisht dhe as nga veshët! Në atë kohë unë kisha bërë transplant dhëmbësh. Dhe nga që kisha bërë transplantim, ishte normale që të kisha mishin e dhëmbëve të nxirë, por që nuk më bëhet vonë fare për këtë domethënë!”- u shpreh ajo e ftuar në emisionin “Mes Yjesh” ne RTV Ora.

Gazetarja theksoi se nuk ka pasur asnjë sqarim me Noizyn për këtë situatë.

“Jo dhe nuk ka rendësi, nuk është e nevojshme kam përshtypjen, fare,”- u shpreh Dasara.

Ndërsa rrëfeu si e mori vesh lajmin: “Nuk u mërzita por u habita sepse isha gati për t’u futur në trasmetim, në emision. Filloi një lum mesazhesh, u ndjeva e viktimizuar sepse u vinte keq njerëzve për mua, dhe ndërkohë s’po kuptoja, pastaj shkova dhe e pash sepse më kishte bërë tag, por e fshiu shumë shpejt nuk e mbajti gjatë.”

/Panoramaplus.al