
Noizy: Dokumentari i autobiografisë sime do jetë gjëja më e bukur që do të ketë parë kjo gjeneratë
Një nga fansat e ka pyetur reperin se pse ai nuk bën një fil biografik ku të shfaqë jetën e tij dhe ngjitjen në majën e muzikës shqiptare.
“Filmi duhet të ketë një fund, unë jam ende rrugës për diku sa të shkoj atje ku dua, do i japë fund dhe do bëj filmin dhe dokumentarin më të bukur që do të ketë parë kjo gjeneratë.. ju premtoj”, shkroi ai.
Një tjetër pyetje për Noizy-n ishte: “A të frikëson dështimi”? Por ja si u përgjigj ai:“Jo, më bën kurioz, më bën të mendoj”.
Kujtojmë që koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim elektrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj.