
Noizy i çon dhuratë për gruan Granit Xhakës
Futbollisti i njohur kosovar i cili luan për ekipin e Arsenalit, Granit Xhaka, ka pranuar sot një dhuratë nga reperi shqiptar, Noizy. Graniti bëri një postim në Instastory duke treguar dhuratën që mori e që është një bluzë nga dyqani i reperit – Illyrian Blood Line.
Këtë bluzë e veshi gruaja e futbollistit, Leonita, shkruan Prive.Xhaka i cili na bëri krenar në ndeshjen kundër Serbisë në Kampionatin Botëror, etiketoi Noizyn për ta falënderuar dhe e quajti vëlla.