Noizy bën bashkë artistët më në zë shqiptarë: Çfarë dihet deri tani për ‘Alpha Show’ në Zvicër

Në një eveniment si asnjëherë më parë, Noizy prezantoi më 6 prill para mijërave fansave të tij që u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” albumin e ri. Albumi u publikua më pas në mesnatë në disa platofrma online. “Alpha” përmban 22 këngë që janë shkruar të gjitha nga Noizy, ndërsa për muzikën ka bashkëpunuar me producentin e tij Engli Versal, por dhe me të tjerë producentë të huaj e shqiptarë.

Por ALPHA-n s’është më thjesht një album, por një brand që u lançua me koncertin e madh në sheshin “Nënë Tereza”, traditë kjo që do të vijojë edhe këtë verë, në 4 gusht, në stadiumin “Air Albania”.

E jo vetëm. Siç ka bërë me dije reperi, ai do organizojë një concert edhe në Zvicër. “Alpha Show” në shtetin zviceran do mbahet më 17 qershor dhe do ketë të ftuar edhe disa prej artistëve më në zë shqiptarë e europianë.

Mes tyre janë Tayna, Ledri Vula, Elai, Dhurata Dora, Buta, Varrosi, Kida, Elgit Doda, Era Istrefi. Teksa lista pritet të shtohet edhe më tej, duket se Noizy ia ka arritur deri tani të bëjë bashkë disa nga më të mirët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALPHASHOW (@noizy_alphashow)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALPHASHOW (@noizy_alphashow)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALPHASHOW (@noizy_alphashow)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALPHASHOW (@noizy_alphashow)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALPHASHOW (@noizy_alphashow)