Noemi Bocchi shtatzënë? Mediat italiane hedhin “bombën”: Francesco Totti dhe e dashura e tij do bëhen prindër
Francesco Totti dhe Noemi Bocchi po tentojnë ta mbajnë të fshehur romancën e tyre, të paktën derisa të finalizohet divorci mes ish futbollisti dhe Ilary Blasi.
Megjithatë paparacët janë vendosur poshtë shtëpisë së tyre, ndjekin çdo lëvizje që bëjnë për të kapur çdo detaj.
Ndërkohë Corriera Della Serra ka hedhur “bombën” me raportimin e fundit, ku pretendon se Noemi Bocchi është shtatzënë.
“Të gjithë po flasin për të, thashethemet qarkullojnë prej 3 ditësh, edhe pse askush nuk guxon t’i thojë me zë të lartë, se Noemi është shtatzënë, padyshim me fëmijën e Tottit. Edhe pse në fotot në Chi, e veshur fustan Hermes duket barku i sheshtë”, shkruan media italiane.
Ajo që duket e qartë për të gjithë është se Noemi Bocchi po qëndron në krah të Francesco Tottit në këtë moment të komplikuar ndarjeje.
35-vjeçarja ka marrë një apartament në Circeo, në bregun e Lazios, për të qëndruar pak larg nga vila në Sabaudia, ku Totti ndodhet me pushime me fëmijët e tij.
Në det të hapur, të dy madje janë takuar larg syve kureshtarë në jahtin e një shoku. Në rrjetet sociale Noemi mban një profil të ulët dhe ka nga ata që pretendojnë se shumë shpejt çifti do dalin hapur.
Të dy mësohet se kanë bërë një pakt, por për momentin asgjë nuk është e sigurtë.