Noçja e “Big Brother” flet për martesën në Itali: ”Si është të duash dhe…”

Të gjithë e kujtojnë vajzën më të veçantë të “Big Brother” ndër vite e njohur si Noçja, Najada Konomin. Vitet e fundit ajo iu përkushtua pikturës duke u tërhequr pothuaj fare nga jeta publike. Sa për jetën private ajo i ka dhënë fund beqarisë pasi është martuar me një djalë që s’njihet në publik, Fation Ibishin. Poshtë fotos ku shihen të përqafuar, Noçja tregon si po e jeton martesën në Itali.” Është një lumturi në jetë, të duash dhe të të duan”, shkruan ajo poshtë fotos. Në lidhje me njohjen e tyre, Noçe u shpreh: “Ndodhi paprimtas si një aksident, që përkundrazi nuk të dëmton por të ngre në qiell”./Story.al/