“Njoh Skëndërbeun, dua pasaportën e Shqipërisë”- kolumbiani i martuar me shqiptare
Huan Manuel, kolumbiani i cili prej vitit 2017 punon e jeton në Shqipëri, dëshiron të marrë pasaportën shqiptare.
Ai është i martuar me Marselën në fshatin Goskovë të Korçës dhe bashkë kanë një fëmijë, për të cilin thotë se Skëndërbeun e ka hero.
Huan Manueli i tregon me krenari Flori Gjinit unazën me shqiponjë, dhe byzylykun kuqezi.
“Për momentin pasaportën nuk e kam akoma. Po pres pasaportën sepse është e nevojshme. Kam pasur vizë për rezidentë, vetëm për Shqipërinë, jo për të udhëtuar jashtë. Shqipëria s’ka viza për andej. Më duhet të ndryshojë kartën dhe pasaportën kolumbiane. E njoh Skëndërbeun. Edhe djali im është fanatik i Skëndërbeut. Thotë se është hero. I pëlqen stutaja e Skëndërbeut. Dhe unazën e kam me simbol të Shqipërisë dhe byrzyliku me Shqipërinë. Shqip di mirëmëngjes, dhe po mësoj pak të komunikoj”-tha ai.
euronews.al