Njihuni me modelen që prej 4 vitesh nuk i ndahet Edi Manushit

Mes vajzave simpatike që janë çdo të dielë në ekranin e ‘Top Channel’, është edhe Suela Boçi. Mbase për disa nga ju ajo është një figurë e re televizive që prezanton krah Edi Manushit, por e vërteta qëndron ndryshe. Ajo ka një karrierë të gjatë në fushën e modelingut dhe ka qenë pjesë e disa programeve televizive. Madje me moderatorin e njohur Edi Manushi, bashkëpunimi ka nisur para 4 vitesh. Në 2012-ën, Suela nisi trajnimin për modele dhe fotomodele në qendrën e kurseve profesionale ‘Grace Models’, ku u trajnua dhe menaxhua nga agjensia ‘Grace Models’.

Ajo ra në sy për bukurinë dhe fizikun që kishte. Shumë shpejt u bë pjesë e sfilatave dhe reklamave më të rëndësishme në vend ku mund të përmendim edhe pjesëmarrjen në ‘Miss Universe’. Një vit më vonë, në vitin 2013, Suela u bë pjesë e ‘Top Channel’ me pjesëmarrjen në emisionin “Tjetri”, krah Edi Manushit. Para 2 vitesh pati një propozim për emisionin “Procesi Sportiv” ku u përfol se do të zinte vendin e Marina Vjollcës, sërish krah Manushit, por për shkak të studimeve nuk e pranoi ofertën. Së fundmi, Suela është rikthyer sërish në ‘Top Channel’ në programin e së dielës, “E diell” me rubrikën e saj. Na duket ne, apo bukuroshja e ekranit është një nga të preferuarat e Manushit?!/revistaëho.com