Njihuni me vajzat e reja në shtëpinë e Big Brother: Tenorja, Luizja, dhe Ronalda + video
Banorët kanë bërë shumë gjëra sot. Pasi biseduan për marrëdhëniet mes femrave dhe meshkujve ku secili ka dhënë mendimin e tyre, Vellai i Madh vuri në provë respektin reciprok.
Djemtë hodhën short duke zgjedhur goglat që secili prej tyre të kishte emrin e një vajze të shtëpisë për ta imituar.
Tenori vishet si Tea, Eni si Diola, Kristi si Olta dhe filluan të inskenojnë para vajzave si sillet secila prej tyre. Shiko videon më poshtë.
Nga Prime i djeshëm ku u skualifikua Kejvina dhe Arbana u kërkoi me ngulm që situata duhet të ndryshojë, duket se për momentin diçka ka ndryshuar.
Olta u shpreh ditën e sotme se nuk e shtyn dot më dhe nuk do kthehet në shtëpi edhe sikur biletën ta ketë vajtje ardhje.