Njihuni me Patrick! Shqiptarin e lindur në Gjermani që këndon në gjuhën e nënës!

Patrick është artisti më i ri që hyn në tregun shqiptar të muzikës. “Habibi Falmi ”titullohet klipi i tij muzikor, një produksion i “Stine Records”, studios së Ernest Duka (Stines). Në klipin në fjalë, Patrick, vjen me stilin e tij origjinal, duke përqafuar një rrymë muzikore që i shkon timbrit dhe natyrës që ka si artist.

Po kush është shqiptari i talentuar që në tregun e muzikës prezantohet me emrin artistik, Patrick Mandi? Ai është studenti 21-vjeçar i Inxhinierisë Elektroteknike, ndërsa ka lindur në Aachen dhe është rritur e jeton në Neumarkt, Bayern në Gjermani.

Po pse i hyri muzikës, një djalë që ka prirje shkencat ekzakte?

“Më pëlqen muzika, dhe pushimet në Shqipëri ndaj desha të këndoj shqip. Unë kisha shummmë qjef të nisja diçka të ëmbël në gjuhën e nënës, e kështu që këtë mundësi ma dha stafi i “Stine Records”! Se si do dëgjohet muzika edhe talenti im ia lë kohës, por jam shumë motivues!”, tha ai për revista “Story”.

/www.story.al