Njihuni me ‘Nusret-in’ e ndërtimit! Hedh çimenton si kripa në kuzhinë

Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale tregon një punëtor në ndërtim i cili ka zgjedhur të imitojë ‘Nusret’. Punëtori, i cili nuk dihet se në cilin shtet ndodhet, çan materialin në të njëjtën formë si kuzhinieri i njohur, duke shkaktuar të qeshura. Më pas, ai merr çimenton dhe e hedh në pajisjen e punës, njësoj si Nusret hedh kripën në pjatat e klientëve.

(A.B)/Dosja.al