Njihuni me nëntë vajzat konkurrente në ‘Love Story 2’

Mbrëmjen e sotme nisi me emocione sezoni i dytë i formatit të dashurisë ‘Love Story’ në ekranin e Televizionit Klan, ku në garë janë 20 konkurrentë për të fituar zemrën e dy fronistëve.

Po cilat janë protagonistet vajza të këtij sezoni?

Klaudia Bajrami: Quhem Klaudia dhe jetoj në Firenze me motrën. Jam në “Love Story” sepse jam një person shumë romantik. Dua me mendjen e një 30-vjeçareje dhe me shpirtin e një 20-vjeçareje.

Kleona Tela: Jam Kleona Tela, 23 vjeç nga Tirana. Kam mbaruar studimet për shkenca politike dhe aktualisht punoj online në një OJHF ku kam marrë në menaxhim një projekt për të drejtat e fëmijëve.

Kristina Kallashi: Jam Kristina, 23 vjeç. Profesioni im është fizioterapiste, të cilin e kam kthyer dhe në biznes. Aty ku ka love, aty është Kristina.

Liljana Halili: Unë jam Liljana Halili. Profesionalisht ekonomiste. Dashuria është koncepti im jetësor.

Ori Zefi: Unë quhem Ori Zefi dhe jetoj në Tiranë. Pasioni im më i madh në jetë është moda. Më pëlqen të sfidoj veten, por më shumë se një sfidë jam në “Love Story” për të gjetur dashurinë.

Selma Bakalli: Quhem, Selma Bakalli, vij nga qyteti i Durrësit. Profesioni im është këngëtare, kam dëshirë të përjetoj dy emocione të veçanta: të zbuloj misteret dhe surpriza qëd o të më sjelli kjo eksperiencë e këtij formati televiziv.

Xheni Shaska: Quhem Xheni Shaska. Jam diplomuar për sociologji. Pasioni im është modelingu. Në “Love Story” kam ardhur sepse princi ka nevojë për një princeshë, e cila jam unë.

Anxhela Kishta: Unë jam Anxhela Kishta. Vazhdoj shkollën për veterinari dhe për momentin po përmirësoj pasionin tim për estetikën. Diçka që më identifikon mua si person është thjeshtësia dhe sinqeriteti.

Ardiola Hyso: Emri im është Anxhela Hyso dhe vij nga qyteti më i bukur në botë, Gjirokastra. Një ndër pasionet e mia është aktrimi dhe më pëlqen që ta gjej dashurinë në televizion.