Njihuni me Nensi Dojakën, shqiptaren që fitoi çmimin prestigjioz të Louis Vuitton Foundation
Nensi Dojaka, stilistja me origjinë shqiptare ka fituar çmimin prestigjoz LVMH Prize, që jepet çdo vit nga Louis Vuitton Foundation. Ky çmimi është më i rëndësishmi për të gjithë të rinjtë që po përpiqen t’ia dalin me sukses në tregun ndërkombëtar të modës. Fituesi, në këtë rast Nensi, fiton plot 300.000 euro fond nga shtëpia e famshme e modës për vazhdimësinë në tregun e veshjeve.
Nensi ra në sy për stilimet e saj moderne dhe u përzgjodh nga një juri që kishte në panel: Virgil Abhol dhe Stella McCartney, si personat që merrnin vendimin definitiv.
E reja u shfaq shumë e emocionuar para atyre pak të pranishmëve, përfshirë dhe konkurentë, dhe u shpreh: “Nuk di çfarë të them. Nuk e prisja aspak. Faleminderit shumë. Jam e nderuar që ndodhem para jush”.
LVMH Prize është çmimi më prestizgjoz ndërkombëtar për artistët e rinj dhe këtë vit emrin e tij e mban një shqiptare e talentuar./revistawho.com