Njihuni me modën e vitit 2022 të njohur nga Java e Modës në Milano

Nëse jeni adhurues të modës, me shumë mundësi e keni ndjekur hap pas hapi Javën e Modës në të gjitha kryqytetet botërore të modës. E dimë që keni mbajtur shënimet tuaja sa u përket blerjeve të radhës, por na lejoni t’ju theksojmë një nga tendencat më të nxehta të sezonit të ardhshëm nëse rastësisht ju ka shpëtuar.

Për pranverën 2022, një nga trendet më të mëdha janë kontrastet e ngjyrave – gjë që nuk është saktësisht një koncept i ri, por është një pamje që gjithmonë ndihet e freskët dhe emocionuese.

Këtë herë, kombinime të gjalla dhe të ngopura me ngjyra janë shfaqur në koleksionet e stilistëve nga Nju-Jorku, Londra dhe Milano.

Lajmi i mirë është se kontrasti i ngjyrave është një tendencë që të gjithë mund ta provojmë tani, edhe pse pranvera 2022 është ende larg. Shikoni si stilistët luajnë me ngjyrat dhe mendoni se si mund ta bëni këtë gjë me veshjet tuaja – para se gjithë të tjerët të fillojnë ta bëjnë!

PatBO

Rozë dhe e kuqe

Anna Sui

Blu dhe jeshile

Prabal Gurung

Ngjyrë gurkali dhe portokalli

Christian Siriano

Veshje e verdhë dhe aksesorë gurkali

Brandon Maxwell

Jeshile dhe rozë

Coach

Pantallona të verdha me kuadrata dhe bluzë vjollcë

SI T’I KRIJONI KONTRASTET E NGJYRAVE NË VESHJE:

Filloni thjesht

Filloni duke kombinuar vetëm dy ngjyra, si kombinimi i një xhakete vjollcë me një çantë portokalli.

Bëni ndryshime të vogla

Zakonisht, ne përpiqemi të balancojmë një veshje të guximshme duke shtuar disa detaje neutrale, si një xhaketë sportive të zezë ose këpucë të bardha. Por, nëse vërtet dëshironi të ndiqni trendin e kontrasteve të ngjyrave dhe të dukeni me stil, zgjidhni diçka rozë, jeshile, blu ose ngjyra të tjera të ndritshme.