Njihuni me Mario Karaj! Tenori shqiptar sjell me zërin e tij versionin e ri të “Parla piu piano”, kënga e famshme italiane nga filmi “Godfather”

“Parla piu piano”, është një nga këngët më të famshme italiane nga filmi “Godfather”.

Por një gjë është e sigurt që tani më të gjithë do dashuroheni me versionin më të ri, me zërin e fuqishëm të tenorit Mario Karaj.Për realizimin e këtij versioni të “Parla piu piano”, tenori ka punuar me emra të njohur të muzikës shqiptare, me tenorin me famë botërore Josif Gjepali, me Enis Mullain, Henri Koçin si dhe me kompozimin nga Nino Rota.

Ndonse është një realizim mjaft i veçantë i cili nuk duhet lënë pa dëgjuar.Mario Karaj është i biri i tenorit të njohur shqiptar Ruzhdi Karaj, ndonse është i njohur edhe në fushën e biznesit pasi Mario Karaj është drejtor i Përgjithshëm i Spitaleve Amerikane në Shqipëri. Ai ka kryer studimet në degën e Ekonomikut dhe MBA në Administrim Biznesi në kolegjin Bernard Baruch College në Manhattan, New York City.