Njihuni me influenceren më të vjetër në botë, fiton 8,000 € për një postim

Ndikuesja më e vjetër në botë, Helen Ruth Elam e njohur në Instagram si Bedi Winkle, pavarësisht nga mosha e saj, është shumë e njohur dhe është një konkurrencë serioze për kolegët e saj shumë më të rinj. Ajo provoi se rinia nuk është thelbësore për sukses në internet, ku shumica e njerëzve janë “të rinj, të bukur dhe të suksesshëm”.

Sipas hulumtimit të një faqe, e cila merret me fitimet e influencuesve, Helen fiton shumë më tepër sesa kolegët e saj më të rinj dhe më të famshëm. Profili i saj ndiqet nga 3.5 milion njerëz, dhe ajo fiton mesatarisht 8,000 euro për një postim në këtë rrjet. Sigurisht nuk është për t’u habitur që ajo është kaq popullore, sepse ndjekësit e saj janë të kënaqur me kombinimet e saj të gëzueshme të modës, madje edhe rroba banje, të cilat përshkruajnë shpirtin e saj të gëzuar.