Njihuni me familjen e re presidenciale!

Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj mori këtë të diel detyrën e rëndësishme që iu besua.

Pasi u betua në sallën e Kuvendit, Bajram Begaj mbajti fjalimin e tij të parë, ku ndër të tjera tha se ishte ndër dhe përgjegjësi e madhe të ishte qytetar i parë i vendit.

Bajram Begaj, në ditën më të rëndësishme të jetës së tij sikurse ai e cilësoi, u shoqërua nga bashkëshortja e tij Armanda Begaj dhe dy djemtë.

Zonja Begaj kishte zgjedhur një fustan të gjatë deri te kyçet e këmbës, me mëngë ta gjata, ngjyrë bojë qielli, kombinuar me këpucë nude.