Njihuni me familjen e Bora Zemanit. Kush janë prindërit dhe vëllai i saj?
Pa dyshim që një nga emrat më të lakuar të këtij viti ka qenë Bora Zemani. Edhe pse nuk ishte një banore e Big Brother, Bora u kthye në një nga protagonistet e reality show-t për asyet që tani i dimë të gjithë. Ndoshta pa dëshirën e tyre, vëmendje morën edhe familjarët e moderatores. Sigurisht në raste të tilla, kjo gjë është e pashmangshme.
Bora preferon të mos postojë shumë nga jeta private në rrjetet sociale, por disa momente familjare i ka ndarë edhe me ndjekësit. Njeriu që shohim më shpesh në profilin e Borës, pas djalit të saj Arborit, është i vëllai. Lisien Zemani duket shumë i lidhur me nipin e tij, por edhe me motrën, me të cilën kanë 6 vjet diferencë. Ai shfaqet gjithmonë pranë saj duke e mbështetur në punë, por nuk harron as dedikimet e zemrës në raste të veçanta.
Nëna e Borës shfaqet më rrallë në rrjetet e saj sociale, por ajo që bie në sy në çdo foto tyren është ngjashmëria që kanë me njëra-tjetrën. Ermira Zemani duket një zonjë elegante që bukurinë dhe finesën ia ka trashëguar edhe së bijës. Puthjen e saj, Bora e ka gdhendur tatuazh në sup, vendi ku ajo e puth gjithmonë.
Një tatuazh moderatorja ia ka kushtuar edhe të atit. Grada e Kolonelit, grada e fundit që Asllan Zemani mbajti në 30 vite punë si oficer aktiv i Forcave të Armatosura shqiptare, është gdhendur gjithashtu në supin e saj përjetë.
Dhe si rrallëherë, ja dhe një foto familjare!