Njihuni me dokumentarin që shfaq një romancë të jashtëzakonshme midis Henschel dhe Donahue
Një dashuri jo e zakontë midis dy grave, Henschel dhe Donahue, të cilat e quajnë njëra-tjetrën me pseudonime si “mjalti im”, gjatë gjithë filmit.
Ato filluan të takoheshin në vitin 1947, një kohë kur homoseksualiteti ishte praktikisht i gabuar dhe i ndaluar rreptësisht. Ato bënë një jetë diskrete në çift në Çikago. Para se të takoheshin me njëra-tjetrën, Donahue dhe Henschel kishin marrëdhënie me meshkuj. Në fakt, Henschel ishte e fejuar. Por kur ato u takuan me njëra-tjetrën, nuk iu desh shumë kohë ta kuptonin se ishte një dashuri e vërtetë. Henschel dhe Donahue ishin në të 80-at, kur i treguan të vërtetën familjes së tyre.
Më pak se një dekadë më parë, kur Donahue ishte në fund të të 80-ave, ajo më në fund i tha familjes të vërtetën për marrëdhënien e saj me Henschel. Donahue ndërroi jetë në 2019-ën. Ajo dhe Henschel jetuan së bashku për 72 vjet. Henschel është ende gjallë dhe jeton në një shtëpi të moshuarish në Kanada. Ajo dhe mbesa e Donahue, Diana Bolan, shpesh mendojnë se si Donahue do ta përjetonte publikimin e këtij dokumentari. Prodhuesit e filmit mendojnë se ‘A secret love’ është një histori universale. Një romancë e jashtëzakonshme midis Henschel dhe Donahue.
“Ne kemi këto dy gra të mrekullueshme, të pavarura, të cilat nuk mbështetën tek askush tërë jetën e tyre, të cilave tani u duhej të kërkonin njerëz të tjerë për t’i ndihmuar. Ato kanë diçka për të thënë!”